Presidenti i Ukrainës refuzon ofertën e SHBA-së për evakuim: Kam nevojë për armë, jo për udhëtim
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky hodhi poshtë ofertën e Uashingtonit për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, thonë mediat amerikane.
Zelensky tha se “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim”, raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës.
Washington Post kishte cituar gjithashtu zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të cilët thanë se qeveria amerikane ishte e përgatitur për të ndihmuar Zelensky.
Herët këtë mëngjes, Zelensky ka postuar një video të vetë-xhiruar në Twitter duke ecur nëpër rrugët e Kievit në një përpjekje të dukshme për të luftuar thashethemet se ai i ka bërë thirrje ushtrisë që t’i dorëzohet trupave ruse.
“Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim,” tha ai kundër një sfondi të Shtëpisë Gorodetsky të Kievit.
“Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë.”