September 28, 2024
Rajon - Botë

Presidenti Erdoğan nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, nënshkroi protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e medias sociale të Kryesisë së Komunikimeve të Presidencës turke thuhet se “Protokolli për anëtarësimin e Suedisë në NATO u nënshkrua nga presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në datën 23 tetor 2023 dhe u dërgua në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiye-s (Parlamenti i Türkiye-s)”.