Presidenca: Amnistinë për Gruevskin e kërkuan njerëz të afërt me opozitën
Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski i është përgjigjur VMRO-DPMNE-së në pyetjen se kush e ka konsultuar atë për amnistimin e Gruevskit. “Lidhur me pohimet e VMRO-së, informojmë se deri të presidenti gjatë këtij viti në dy raste ka pasur propozime për të menduar për faljen e politikanëve të caktuar, ose të mbështesë miratimin e Ligjin e Amnistisë për politikanë aktualë dhe të mëparshëm. Këto propozime, përmes ndërmjetësve iu bënë presidentit nga struktura politike dhe të sigurisë, të afërta me opozitën aktuale dhe nga ish politikanë”, thuhet në reagimin e presidencës. /Alsat.mk