Maqedoni

Preshevari kapet duke trafikuar emigrantë në Maqedoni – tentoi t’u ikë policëve, por u arrestua!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më datë 13.12.2021 në autostradën Gjevgjeli – Shkup, policët nga Stacioni policor në Gjevgjeli kanë arrestuar K.A.(20) nga Presheva, pasi gjatë kontrollit të veturës, me targa të Serbisë, janë gjetur 28 persona – emigrant, prej të cilëve 25 nga Kuba (20 të rritur dhe 5 fëmijë) dhe 3 nga India.

Siç qëndron në njoftim, para kësaj, në ora 19.20, në autostradën në vendin e quajtur “Nova petlla” në afërsi të Gjevgjelisë, ai nuk është ndaluar në sinjalizimin e dhënë nga policia, pasi është arritur është ndaluar, e ka lëshuar veturën dhe është përpjekur të ikë.

Ai është kapur nga policia dhe është arrestuar.

“Migrantët janë dërguar në Qendrën e pranimit në Gjevgjeli, kurse K.A. është mbajtur në Stacion policor në Gjevgjeli”, qëndron në njoftim, transmeton TV21.

Policia dhe prokuroria tashmë janë në koordinim dhe pas dokumentimit të rastit kundër K.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.