Pranohet propozimi i ASh-AAA, Ligji për shtetësi do të dorëzohet në Kuvend me flamur evropian
Kryeministri Zoran Zaev ka njoftuar se në seancën e sotme qeveritare është miratuar Ligji për shtetësi me flamur evropian.
Si i tillë, do të dorëzohet në Kuvend.
“Ligji për shtetësi kaloi në Qeveri. Ai do të jetë me flamur evropian, pasi Ligji për shtetësi është në kuadër të Rezolutave të miratuara në Bashkimin Evropian”, tha Zaevi, transmeton TV21.
Ligji është i njëjti që u harmonizua mes Qeverisë dhe opozitës shqiptare, por që u bllokua nga opozita maqedonase në Kuvend.
Ashtu siç njoftoi deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi ligji me flamur evropian fillimisht u propozua nga grupi parlamentar opozitar, por këtë siç sqaroi Zaevi, do të bëjë Qeveria pasi ajo ka të drejtë të dorëzojë ligj në Kuvend me flamur evropian./TV21