Maqedoni

Portret profesional për kameramanin Suad Avdiu: Një jetë në syrin e kamerës (Foto)

Një jetë në syrin e kamerës, karriera e bujshme e Suad Avdiu.

Jemi mësuar të shohim produkte të ndryshme televizive ku e gjithë merita bie mbi ata që shihen në ekran, por duhet shikuar anë tjetër të medaljes.
Një storje e suksesshme televizive, e cilitdo zhanri qoftë, nuk mund të realizohet pa kontributin e pamohueshëm edhe të atyrë që e kapin objektivin dhe japin fotografinë televizive.
Bëhet fjalë për kamermanët.
Kemi rastin të prezantojmë punën e palodhshme e mjaft produktive të kamermanit me nam nga Kumanova, Suad Avdiu.
Karriera e tij prej kamermani numëron plot 30 vite. Avdiu së fundni menaxhon edhe televizionin “News”nga Kumanova.
Çdo karrierë, sado e suksesshme të jetë, i ka hapat e saj të parë.
Suad Avdiu hapat e parë në profesion i ka bë në TV Hana nga Kumanova, në vitin tashmë të largët 1994-95 Duke filluar si operator, ai shum shpejtë ka treguar afinitetet e tij në xhirim dhe prej atëherë kamera është bë pjesë e tij.
Kontributi dhe profesionalizmi i treguar në TV Hana u ka rënë në sy edhe mediumeve tjera.
Në 2000 deri në 2001 ishte pjese e TV Festa.
Në vitin 2002 u angazhua në Televizionin Shtetëror MTV, ku poashtu tregoi aftësitë profesionale.
Në vitin 2015 kaloi te Televizioni TV21, kurse në vitin 2017 në Televizionin Shenja, në 2017 ishte dhe kameraman për Zërin e Amerikës (VOA) me gazetarin nga Shkupi Isak Ramadani.
Gjurmë të theksuara profesionale Avdiu la edhe nëLajm Tv në periudhën 2017-2020, me emisionet e shumta kushtuar diasporë, të realizuara cep më cep Evropës në bashkëpunim me gazetarin Isen Saliu.
Në vitin 2020 vendosi ta provojë veten edhe në sferën e menaxhimit mediatik, duke themeluar portalin
News TV.
Kulmi i angazhimit profesionalo-mediatik u arrit në vitin 2022, me themelimin e Televizionit News në Kumanovë bashkë me Vlora Zenuni, që nuk ishte punë e lehtë, sepse nevojiteshin shumë mund e sakrifica për të siguruar licencën.
Që atëherë, angazhimi i tij ka marë një intensitet më të madh, sepse përgjigjësia është e nivelit të veçantë, por që gjithçka arrihet me vullnet dhe entuziazëm./Lideri.mk