Portret profesional: Linda Guler, një kumanovare e suksesshme në Stamboll (Foto)
Merlinda Güler me profesion është Gazetare – Pronare e Radios Zëri i Shqiptarëve në Stamboll të Turqisë.
E lindur në Kumanovë – Maqedoni shkollën fillore dhe të mesme ka kryer në vendlindje kurse hapat e para në gazetari i ka bë te Radio Albana Kumanovë, ku që nga mosha fëmijërore ka filluar me emisionin “Së bashku me shkollarët”, Pastaj në Televizionin Festa, duke mos u shkëputur nga profesioni edhe pas shpërnguljes në Stamboll.
“20 vite jetoj dhe veproj në Stamboll të Turqisë, ku jam pronare e Radios Zëri i Shqipëtarve dhe moderatore”, thotë Linda Guler në një intervistë për portalin Lideri.mk nga Shkupi.
Angazhimet profesionale nuk e kanë shkëputur nga aktivitetet me karakter kombëtar. Përkundrazi, ajo është edhe organizatore e shumë eventeve për shënimin e datave të rëndësishme kombëtare. Lidhjet me vendlindjen poashtu janë tejet të fuqishme.
“Gjaku nuk bëhet ujë….!”, thotë Linda, për të vazhduar:
“Me të vërtet është shum e vështir
Kur je larg vendlindjes dhe larg vatanit…por çdo herë me mendje e zemër jemi në vendlindje.
Shqiptarët në Turqi janë të organizuar për çdo event si
Dita e Flamurit, dita e Pavarësisë së Kosovës, njëri tjetrin përkrahin çdo herë.
Është kënaqësi kur kënga shqipe
Dëgjohet dhe valon flamuri jonë.
Shipëtarët me lot në sy dhe me shum emocione i mirëpresin këto evente”, vazhdon ajo më tutje.
Aktive në çdo organizim kombëtar
Linda Guler flet edhe për lidhjet e fuqishme të shqiptarëve të Turqisë me trojet shqiptare, sado që janë shpërngulur para shumë dekadave.
“Janë shum të lidhur sepse kanë mallë dhe menxi presin të vijn familjarët të na vizitojn…dhe ditët i numrojm të vij Vera… fytyrat e tona të mbushen me buzëqeshje në këtë periudhë”, shton gazetarja shqiptare në Stamboll, Linda Guler, duke folur për portalin Lideri.mk.
Sukseset e treguara në gazetari, i kanë hapur asaj rrugë për angazhime të reja profesionale. Ajo tash një kohë është perfaqësuese për Ballkan e Spitalit Universitar Istynie Liv Hospital Bahçeşehir, ku angazhohet fuqishëm për të ju dhënë mbështetje pacientëvë nga vendet e Ballkanit që kërkojnë shërim në spitalin ku punon.
“Jam shumë me fat që mu dha mundësia të jem Përfaqësuse për Ballkan e Spitalint Universitar Liv Hospital”, thekson Linda.
Me biznesmenin e njohur shqiptar, Lazim Destani
Ajo në vazhdim flet edhe për sukseset dhe përparimin që po shënon mjekësia në Turqi, duke zbuluar metoda për shërim të sëmundjeve që deri dje kanë qenë të pashërueshme.
Në intervistën për portalin tonë, përmend vetëm një prej tyre e ai është shërimi i Diabetit të Tipit 2
Me Kirurgji Metabolike.
“Diabeti i tipit 2 është ndër sëmundjet që lidhen me obezitetin dhe kirurgjia metabolike konsiderohet një strategji efektive për të rikthyer diabetin e tipit 2, veçanërisht në individët obezë. Procedurat kirurgjikale si bypass-i i stomakut ose gastrektomia me mëngë, së bashku me sigurimin e humbjes së peshës, mund të ndikojnë pozitivisht në nivelet e glukozës në gjak duke ulur rezistencën ndaj insulinës. Megjithatë, çdo pacient është i ndryshëm dhe përshtatshmëria e operacionit metabolik duhet të përcaktohet nga një vlerësim paraprak dhe vlerësim i detajuar i mjekut specialist. Para ndërhyrjes kirurgjikale, duhet të merret parasysh gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit, niveli i obezitetit dhe statusi metabolik.
Për më tepër, për të ruajtur suksesin pas operacionit, pajtueshmëria e pacientit me ndryshimet e stilit të jetesës dhe ndjekja e rregullt janë të rëndësishme.
Për çdo konsultë mund të më kontaktoni
Në kontakt numrin whatsapp & viber +905394845094”, sqaron Linda Guler.
Sado që angazhimet nuk lejojnë shumë kohë të lirë, ajo vazhdimisht është në relacion mes Stambollit e Kumanovës, ku vazhdimisht kthehet për të vizituar familjarët e miqtë e saj.
Me kryetarin e Shoqatës “Breza” në Turqi, Fahri Badem