Portieri kosovar në portën e Aintraht Frankfurtit
Portieri kosovar, Diant Ramaj do të vazhdojë karrierën në Gjermani tek skuadra e Aintraht Frankfurt. Lajmin për transferimin e Ramaj e ka bërë klubi i Frankfurtit në llogarinë e tyre në Tuitter.
Portieri 19 vjeçar ka firmos kontratën 3 vjeçare, ku në Frankfurt do të vijë nga Bundesliga 2, pasi që qëndroi tek skuadra e Heidenheimit. Theksojmë se portieri i talentuar është reprezentues i Gjermanisë U19 dhe U20.