June 29, 2024
Sport

Portieri Burhan Mustafa largohet nga Akademia Pandevi

Portieri shkupjan Burhan Mustafa ka ndarë rrugët me ekipin e Akademija Pandevit. Siç mësojmë, gardiani shkupjan pas gjashtë muajve në Strumicë ku me klubin siguroi mbijetesën në Ligën e parë, ka vendosur që t’i japë fund aventurës së tij në klubin e Akademija Pandevit.
Ofertat për portierin me përvojë shumë vjeçare në Ligën elitare nuk mungojnë dhe pritet që në ditët në vazhdim të bëhet i ditur edhe klubi ku do të vazhdojë karrierën futbollistike.
Kujtojmë se portieri Mustafa në Strumicë u transferua nga klubi i Gostivarit.
Më herët ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e Shkupit, Shkëndijës, Borecit ndërsa ka luajtur edhe për klubin e Ferizajit nga Kosova.