Polonia dhe Ukraina ia ndaluan koncertet Bregoviqit, ky i fundit e mbështeti pushtimin rus të Krimesë
Polonia dhe Ukraina i kishin anuluar koncertet e këngëtarit serb, Goran Bregoviq, për shkak të përkrahjes që ai kishte shprehur për pushtimin e Kr*imesë së Ukrainës nga Rusia.
Pavarësisht shkeljeve serioze të të drejtave të njeriut nga regjimi pushtues rus në Kr*ime dhe sanksioneve ndërkombëtare, Bregoviqi kishte mbajtur një koncert në Sevastopol të Kr*imesë, ku e kishte lavdëruar Rusinë dhe kishte thënë se shpresonte që Perëndimi “do të shërohet nga paranoja”.
Pas koncertit të mbajtur më 26 mars të vitit 2015, Bregoviqi ishte pyetur nga gazetarët nëse i frikësohej bojkotit. Ai kishte thënë: “Nuk mërzitem. Ne në Ballkan gjithmonë e kemi ndier madhështinë që vjen nga lindja, nga Rusia. Mendoj se Perëndimi gjithmonë ka shprehur një lloj paranoje për këtë. Shpresoj që kjo do të kalojë dhe se ata do të gjejnë një lloj ilaçi për këtë.”
Paraqitja e Bregoviqit në Sevastopol kishte rezultuar me anulimin e koncertit të tij, të planifikuar për 16 maj të atij viti në Kiev të Ukrainës, raporton Grupi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kharkiv. Në të njëjtin vit – 2015 – Bregoviqi kishte planifikuar që të merrte pjesë edhe në një festival në Poloni, por koncerti i tij ishte anuluar pikërisht për shkak të mbajtjes së koncertit në Kr*imenë e pushtuar dhe përkrahjes që kishte shprehur për Rusinë.
Ndryshe, mediat raportuan se Bregoviqi pritet të këndojë para publikut shqiptar në Korçë. Organizatorët, të cilët kanë lajmëruar për ardhjen e tij, po e cilësojnë “ku*lm të atmosferës” natën kur do të këndojë Bregoviç, derisa në Kosovë është kundërshtuar pjesëmarrja e këngëtari nacionalist serb. Bashkia e Korçës thotë se është në dijeni për këto kundërshtime, por cilëson se po trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht.
Lajmi se Bregoviç pritet të performojë në Korçë ka ngjallur shumë reagime në Kosovë, për shkak të qëndrimeve të tij anti-shqiptare dhe këngëve të tij, që janë cilësuar si inspirim i ushtarëve serbë gjatë lu*ftës në Kosovë.