Politikat e dështuara e shteteve të Ballkanit dhe politikanët e zbukuruar
Shkruan: Ejup Berisha, Shkup
Në jetë për të qenë i rëndësishëm si individ apo dhe i lumtur si njeri duhet të
e jeshë o i fuqishëm, o i bukur o duhet të keshë shumë pasuri, populli din të thotë duhet të keshë shumë para. Shumica e njerëzve e posedojnë njërën prej gjërave që u përmendën më lartë në këtë shkrim, vetëm politikanët i posedojnë të tria këto gjëra. Këta pra si rezultat i angazhimit të tyre në politikë bëjnë tepër para e pasuri, pastaj meqë edhe marrin pozicione të larta e të rëndësishme në kierarkinë shtetrore dhe publike të njëjtët bëhen shumë të fuqishëm edhe në aspekt të posedimit të forcës fizike dhe ndikimit mbi rrjedhat shoqërore. Dhe në fund meqë i kanë të gjitha mundësitë këta edhe gjërat i bëjnë më shumë në levërdinë e tyre sesa për të tjerët apo sic thash më sipër meqë bëjnë shumë pasuri dhe para një ditë të njëjtëve u lind ideja dhe dëshira që ta ndryshojnë edhe pamjen e tyre të jashtme. Kështu meqë i kanë mundesitë e pakufizuara që ua kanë ofruar qytetarët duke ua besuar legjitimitetin politik këta më pas vendosin që të bëjnë ndryshimin e pamjes së tyre me qëllim që të duken më bukur dhe më tërheqës. Disa komentues kanë filluar të thonë
se politikanët kohëve të fundit janë bërë më të bukur ndërsa më tej të njëjtët komentojnë edhe se disa prej tyre po buzqeshin shumë bukur. Vellau im Muharremi nga Prizreni i Kosovës një ditë më tha se kjo është dëshmi se politikanët kanë filluar të zbukurohen aq shumë saqë këta kanë filluar edhe ti pëlqejnë njëri tjetrit. Kur këta i shprehin komplimente njëri tjetrit publikisht kjo pra me të vërtetë e vërteton shakanë e më sipërme të vella Muharremit. Dhe parashtrohet pyetja logjike se si politikanët po zbukurohen. Ata këtë e bëjnë duke bëre operacione plastike dhe intervenime të tjera estetike. Kështu kush e ka hundën e shtrembër e drejton atë me intervenim kirurgjik estetik, kush e ka ndonjë sy të shtrembuar ai e drejton atë përmes intervenimit të specialistëve të syve, kujt i kanë rënë flokët ai shkon te ordinancat e specializuara për mbjelljen e tyre dhe gjithashtu politikanët të cilët e kanë humbur ndonjë dhëmb këta i venë dhembët e rinj. Ka edhe intervenime të tjera por mendoj se në këtë shkrim nuk ka vend për scarime plotsuese të tyre pra mjaftojnë edhe ato scarime që u thanë më sipër. Prezentova se si po zbukururohen politikanët tash ta shohim cka bëjnë me të vërtetë këta për ta ndryshuar pamjen- look-un e tyre me qëllim që të duken më bukur në opinion dhe gjetiu nga lëvizin politikanët
Gati shumica e tyre janë zbukuruar kohëve të fundit a e dini se si,
këta pra i kanë futur botoks fityrës dhe buzëve. E pastaj pse të njëjtët të mos duken më ndryshe e më bukur dhe të mos kenë buzqeshjemë simpatike. Kur njeriu investon shumë para për zbukurimin e vetes së tij nuk ka se si duket keq por do të duket bukur dhe tepër mirë.
Politikanët e zbukuruar dhe qytetarët e shëmtuar.
Kur politikanët zbukurohen së tepërmi qytetarët duken më të shëmtuar sepse politikanët janë më superiorë në raport me ta. Më tej kur politikanët zbukurohen kjo është dëshmi se këta nuk punojnë në interesin dhe në të mirën e qytetarëve por të njëjtët punojnë dhe anagzhohen vetëmse për të mirën dhe interesin e tyre. Nga ana tjetër kur qytetarët arrijnë të zbukurohen politikanët duken me të shëmtuar. Kjo është pasojë e angazhimit të panderprerë dhe maksimal të politikanëve për realizimin dhe përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. Kështu politikanët e angazhuar në këto qështje nuk kanë kohe dhe mundësi që ti përkushtohen vetes së tyre dhe të harxhojnë para për tu zbukuruar pasiqë përseris të njëjtët nuk kanë kohë të mjaftueshme që të rrinë e të argëtohen por të njëtët tërë kohës janë të obliguar që të përkujdesen për krijimin e kushteve me të mira me qëllim të rritjes së mirqenies së qytetarëve. Sipas kë
saj logjike figurativisht thënë politikan më të shëmtuar janë ata të shteteve të Bashkimit Europjan dhe politikan më të
zbukuruar janë këta të shteteve te Gadishullit Ballkanik.