Politikani serb bashkëpunëtor i Millosheviqit, propozon: Ti jepet çmimi Nobel për Ramën, Vuçic dhe Zaev
Politikani serb, Dragan Markoviç, i njohur me pseudonimin Palma, dikur partner koalicioni i Sllobodan Millosheviqit, ka propozuar që kryeministrave Edi Rama, Zoran Zaev dhe presidentit Aleksandar Vuçciç të dominohen për çmimin Nobel, pas sipas tij, me inciativën Open Balkan, po ndihmojnë në arritjen e paqes në Ballkan.
“70 vjet më parë, armiqësia shekullore midis Francës dhe Gjermanisë u ndërpre nga deklarata e Schumann për prodhimin e përbashkët të qymyrit dhe çelikut, dhe sot është Bashkimi Evropian. Aty ku ekonomia është e lidhur, nuk ka luftë. Marrëveshja “Ballkani i Hapur” sot siguron kalim falas të njerëzve dhe mallrave, por mbi të gjitha siguron paqe në këtë fushë, veçanërisht midis serbëve dhe shqiptarëve, dhe kjo është arsyeja pse presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat shqiptarë dhe ai i maqedonasverior Zoran Zaev dhe Edi Rama meritojnë Çmimin Nobel për Paqe. Sarajeva dhe Prishtina duhet të përfshihen në marrëveshje. Kushdo që është kundër asaj marrëveshjeje nuk është për paqe dhe bashkëpunim”, shprehet shkruan Palma.