Maqedoni

Politikani kontraverz serb, Srgjan Nogo: Fshehet e vërteta për vrasjet e Vanjës dhe Pançes?!

Përmes një video-materiali, politikani kontraverz serb nga partia djathtiste “Dveri”, Srgjan Nogo, sic percjell KlanM, pretendon se ka dëshmi të reja për vrasjen e dyfishtë që në fund të vitit të kaluar tronditi opinionin në vend, por jo vetëm.

“Vrasja ka qenë e planifikuar. Rrëfimi se bëhet fjalë për rrëmbim për para janë marrëzira të plasuara nga Ministri Spasovski dhe Prokurori Bubevski. Bëhet fjalë për porosi klasike likuidimi. Ishte planifikuar edhe likuidimi i motrës së Vanjës, por fatmirësisht planet e vrasëst Lupço Palevski nuk u realizuan në tërësi” – thotë në videon e publikuar politikani serb, Srgjan Nogo.

Në video-materialin, përvec vetpromovimit, Srgjan Nogo, përpiqet që në tërësi ta mbrojë babain e Vanjës, Aleksandar Gjorçevskin, nga dyshimet për pjesëmarrjen e tij në këtë vrasje.

Noga, sic percjell KlanM, shfaq dyshime për rolin e policisë më gjithë këtë rast. Ai thotë se Palevski ka pasur burime në polici lidhur me hetimet për vrasjen e dyfishtë. Por, s`ka përgjigje për motivet për pretendimet për vrasje me porosi.

Noga ka adresuar kritika të ashpra ndaj policisë dhe Prokurorisë.

“Babai i Vanjës është njeriu I parë që PB-së ia ka dhënë xhirimet ku është bërë lidhja se automjeti “Citroen” e viktimës Pançe Zhezhovski, është i implikuar në rrëmbimin dhe në këtë mënyrë nisi hetimi. Policia nuk e ka kryer punën, por ai që ua dha dëshmitë ishte babai i Vanjës, tash I dyshuar dhe në paraburgim” – thotë Noga në video.

Në kanalin e tij në YouTube, Noga, sic percjell KlanM, ka publikuar materiale të papublikuara ku shihet makina “Citroen”, para ndërtesës së Vanjës. Është publikuar edhe xhirimi i ditës së fundit të Pançe Zhezhovskit në pikën e karburantit në Veles.

“Motivi I vrasjes së Zhezhovskit nuk janë 500 eurot dhe nëse organet hetuese nuk e publikojnë motivin, unë do ta publikoj së shpejti” – paralajmëron Noga.

Ai ka shfaqur dyshime për rolin e avokatit Vasko Stojkov që kishte dërguar Palevskin në Beograd dhe ishte liruar nga Prokuroria, kurse për veprën e njëjtë, Stefan Dimkovski, I cili dërgoi Palevskin nga Beogradi në Turqi, është në paraburgim.

Mediat maqedonase shtrojnë pyetjen se ku I ka marrë këto xhirime ky politikan serb? Prej ku janë xhirimet për gjoja bisedën e babait të Vanjës më inspektorin e Policisë? Kush e ka xhiruar këtë bisedë?

Pa marrë parasysh teoritë e komplotit për të cilët njihet politikani kontraverz serb, Srgjan Nogo, sic percjell KlanM, mediat maqedonase thonë se MPB-ja dhe PTHP-ja duhet shumë shpejt të përgjigjen në dilemat e shumta rreth ngjarjes makabre./KlanMacedonia