Politikanët tanë: Kur duhet të flasin heshtin, kur duhet të heshtin, flasin!
Shkruan: Ejup Berisha
“Fol diçka he burrë”, të thonë përher njerëzit po shkove në Kosovë. Përgjigja e bashkbiseduesit në fillim gjithmonë është: Paj çka me thanë bre burrë spo di çfarë të themë. Pastaj pason insistimi për të thënë diçka: Po fol najsen he burrë ngjitja dikund.
Në Kosovë edhe kur je memec të motivojnë të flasësh njerëzit atje. Edhe këtu në RMV sot edhe me qenë memec të detyrojnë të flasësh, mirëpo këtu njerëzit kur duhet të flasin heshtin, e kur të njëjtët duhet të heshtin flasin. Cka me thënë pra o burra këtu te ne në RMV të gjitha u thanë më nga politikanët pra ska më se cka të thuhet sepse të gjitha gjërat më u kuptuan. Së fundmi kemi rritje pagash për të gjithë funkcionarët shtetëror të Maqedonisë së veriut, shikuar në përqindje kjo rritje është 78 përqind. E shihni që me këtë rast të gjitha janë thënë. U zhvesh mbreti tash të gjithë e dimë se a ka apo nuk ka brekë i njëjti. Këta apo politikanët nëse skanë brekë skanë por ata që i kanë këto sigurisht i kanë shumë të shtrenjta dhe cilësore apo firmato. Tanimë do ti kenë edhe më të shtrenjta brekët këta të politikës dhe funkcionarët e tjerë shtetëror të RMV-së falë vet-rritjes së rrogave të tyre. Kjo nuk është hera e parë që e bëjnë këtë gjë politikanët për vetveten, të njëjtin veprim politikanët e kanë bërë edhe disa herë më parë këtu te ne. Skanë faj këta duhet dalë nga kriza me qëllim që mos të mbesin pa brekë, e qytetarët edhe nëse nuk kanë para për të blerë brekë nuk prish punë, me rëndësi është që politikanët të kenë brekë dhe të duken bukur. Kur thashë u zhvesh mbreti fjalën e kisha se përfundimisht tani te ne u kuptua se sa mbajnë llogari politikanët vendorë për qytetarët apo se sa këta i duan qytetarët. Vlersimi është se tani e tutje këta nuk mbajnë aspak llogari për askend tjetër përpos për vetveten. Pse të mbajnë llogari dhe të kujdesen politikanët për qytetarët apo për njerëz të pabrekë. Kta pra politikanët me sigurinë më të madhe e dinë vetëm një gjë e ajo është se shumicën e qytetarëve i kanë të zhveshur apo i kanë pa-brekë. Ku të marrin të gjorët që të blejnë brekë kur këta skanë para, ndërsa brekët nuk mund të merren gratis ato pra detyrimisht duhet të blihen me para. Për qytetarët jo që nuk ka rritje pagash këtu në RMV por këto rritje janë tejet simbolike apo minimale të padukshme shkurt e shqip thënë sa për sy e faqe. Këto rritje pagash pra janë për të mos pasur mundësi që qytetrët të blejnë brekë. Ju lumtë politikanëve këtu në vendin tonë a e shihni se sa i donë këta qytetarët. Në thonjëza thënë këta i qytetarët i duan tepër shumë këtë e themë pra gjithmonë në thonjëza. Politikanët e Maqedonisë së veriut i duan shumë qytetarët sepse këta nuk i lënë ata që të cmenden apo që të bëhen budallenj. Njeriu e ruan mendjen dhe mbetet i mencur vetëm kur është i varfër e kur i njëjti pasurohet ai devijon nga normaliteti njerëzorë dhe psikik. Kështu duhen qytetarët nga politikanët te ne të njëjtët pra varfërohen që të mund të kontrollohen e kur arrihet me shumë sukses të bëhet kjo qytetrët mund edhe më leht që të sundohen. Një porosi për politikanët Ju lutem mjaftni më mos thoni që i doni dhe i respektoni qytetarët sepse ju dini ta doni dhe ta respektoni vetëmse veten tuaj dhe akend tjetër. Të paktën mos i doni kurrë qytetarët por rritni pagat e tyre në mënyrë të normale e të arsyeshme që të mund këta të jetojnë si njerëz.