Politikanët shqiptarë sillen keq dhe me përbuzje ndaj qytetarëve shqiptarë
Ejup Berisha
Ka kohë që te ne shqiptarët dominon logjika e mbrapshtë e ajo aktivizohet kur disa shqiptar futen në politike dhe behen faktorë të rëndësishëm në shtet. Kështu të njëjtët thonë ja na erdhi momenti të bëhemi edhe ne dikushi në shoqëri dhe në shtet pra kjo është gjasa që të bëjmë qtë duam e jo ti bëjmë gjërat të cilat duhet të bëhen për të mirën e dhe në interesin e qytetarëve në politikë. Dhe në vend që këta të sillen mirë dhe në mënyrë njerëzore të njëjtët tërë kohës sillen keq e më keq dhe në mënyrë shumë të vrazhdë. Pra shqiptarët në politikë behen ata që nuk kanë qenë deri sa ishin jashta saj. Këta me këtë rast nuk i ndryshojnë vetëmse sjelljet dhe veprimet e tyre por të njëjtët i ndryshojnë edhe karakteret dhe normat morale për të keq. Shqiptarët me tu futur në politikë nuk mund ti njohësh më se kush janë nga e keqja e ligësaia e jo nga mirësia, butësia dhe sjelljet njerëzore sepse nuk ka më gjëra të tilla prej tyre. Politikanët shqiptar sillen shumë keq sepse si duket këtyre u ofrohet mundësia që ti shërojnë komplekset e inferioritetit që i kanë pasur në përditshmëri.
Në realitet është problem kur njerëzit nuk i përfill askush një kohë të gjatë dhe këta me tu bërë ndonjë faktorë i rëndësishëm shoqëror bile edhe kur bëhen politikan të njëjtëve njrëzit fillojnë tu japin rëndësi më të madhe ndoshta edhe pa meritë por kjo fatkeqsishtë bëhet reale. Si duket njerëzit fillojnë të sillen më ndryshe ndaj politikanëve duke ua pasur tani frikën apo dhe duke shpresuar se do të përfitojnë dicka prej tyre gjatë ushtrimit të mandateve të tyre politike. Sa i përket kësaj qështjeje ne kemi parë dhe kemi kuptuar se në pyetje janë të dyja këto gjëra edhe frika por edhe interesi. Pse të mos frigohen njerëzit nga politikanët kur këta posedojnë forcë të madhe fizike, kjo në të shumtën e rasteve është e pakufizuar dhe e pakontrolluar. Dhe kur forca fizike është e tillë kjo shumë shpesh edhe keqpërdoret nga poseduesit e saj. Ky realitet krijon politikan të pavemendshëm, të pakujdesëshëm dhe shumë tendencioz. Ndërsa njerëzit janë mësuar me karakterin e kontestueshëm të politikanëve dhe me sjelljet e papranueshme të tyre prandaj këta ua kanë frikën politikanëve. Nuk bëhet fjalë se ky realitet egziston për një kohë të shkurtër por kjo është kështu më shumë se tridhjetë vite. Gjatë kësaj periudhe të gjatë politikanët shqiptarë me qytetarët shqiptarë janë sjellur si dhe sot e kësaj dite akoma po sillen keq e në disa raste edhe shumë vrazhdë dhe me përbuzje. Pra logjika e mbrapsht shqiptarëve u thotë futuni në politikë dhe zbatoni dhunë e bëni gjeste, veprime e sjellje shumë të këqija dhe të shëmtuara, është pra kjo logjikë jo e shëndoshë apo dhe një gjë e tillë nuk ka fare logjikë.
Sjellje dhe veprim logjik për gjithkend që futet në politikë është të sillet dhe te vepron mirë, me butësi dhe me mirësi apo me edukatë. Politikani bashkekohor duhet të jetë i tillë sic shkrova më lartë, sjelljet e këqija dhe primitive jane karakteristikë e kohërave të mëparshme ndërsa sot kohërat kanë ndryshuar që do të thotë edhe njerëzit në politikë duhet ti ndryshojnë në aspekt pozitiv dhe për të mirë sjelljet dhe karakteret e tyre. Pra falë këtyre ndryshimeve të gjithë njerëzit por edhe politikanët duhet jo vetëmse të sillen mirë por këtë gjë këta duhet ta bëjnë me rregulla, me norma dhe me ligje e jo në mënyrë anarkike dhe të vetvullnetshme. Për këtë qëllim është shpikur demokracia kjo do të thotë se forca e politikanëve duhet të kontrollohet dhe të kufizohet gjatë qeverisjes së tyre sepse forca e madhe dhe e pakontrolluar është e dèmshme dhe shumë e rrezikshme për të gjithë e posaqërishtë kjo është e rrezikshme për sigurinë, liritë, të drejtat por dhe për jetët e qytetarëve. Pra njerëzit e parë që e pësojnë nga veprimet e pakontrolluara dhe të pakufizuara apo dhe nga veprimet arbitrare të politikanëve janë qytetarët. Edhe pse këta janë më meritorët për pozicionet që i marrin individët e angazhuar politikisht por shumë shpejtë politikanët e harrojnë këtë fakt që nuk duhet të harrohet. Pra politikanët duhet të përkujdesen jo vetëmse për sigurinë dhe mirqenien e tyre por këta duhet të përkujdesen edhe për sigurinë, qetësinë si dhe për mirqenien e qytetarëve. Prandaj konform rregullave dhe standardeve demokratike te politikanët shqiptarë duhet të mbisundojë jo vetëmse vetëdija por edhe logjika e mbarë dhe e shëndoshë. Kështuqë në bazë të tyre politikanët duhet të jenë mirkuptues, tolerant, të urtë, të butë dhe më të kujdesëshëm e jo këta të jenë të këqij, arrogant mendjemëdhej dhe tendencioz. Politikanët e sotëm rregullat dhe standardet demokratike duhet jo vetëmse ti dëgjojnë dhe ti njohin por të njëjtët këto duhet edhe ti zbatojnë apo dhe tërë kohës të udhëhiqen në bazë të tyre.