Kolumna

Politikanët janë të mirë dhe të sjellshëm vetëm kur jane të papushtetshëm.

Shkruan: Ejup Berisha

Lexues të nderuar fjalën e kamë për politikanët e rajonit të Ballkanit dhe atë në përgjithsi pa përjashtime. Këta nëse doni të jenë të mirë dhe të sjellshem me ju qytetarët ata të tillë do të jenë vetëm nëse nuk janë të pushtetshëm, e nëse këta janë të tillë të njëjtët nuk janë as të mirë e as të sjellshëm.
Pra, këtyre vend duhet siguruar përherë në opozitë nëse doni që këta tu thonë shpesh Mirëdita se po u dhe pushtet këta jo mirëdita por as mirëmbrëma nuk tu thonë sepse menjëher i kap mësyeshi dhe ndryshojnë sjellje qind përqind për të keq. Apo sa janë në opozite dhe nuk kanë pushtet faktik politikanët e rajonit tonë jane shume të kujdeshëm, të ndershëm, të vyeshëm por dhe solidar e human, ndërsa në castin kur këta futen në pushtet menjëher ndryshojnë dhe atëher bëhen të vrazhdë, agresiv si dhe shumë johuman dhe josolidar.
Çfarë niveli të lartë dhe të pakuptimtë egërsie e agresiviteti manifestojnë keta politikanë kur jane në pushtet është jo vetëmse për tu befasuar e habitur por edhe për tu nemitur. Këto sellje të tyre do ta befasonin edhe vet kryedjallin e jo vetëmse qytetarët e zakonshëm. Nga i mësuam ne sjllejet e pashembullta dhe të pahijshme të politikanëve të Ballkanit. Ne keto gjera i mësuam nga bisedat e përgjuara telefonike të tyre të cilat dolën në shesh para disa viteve në disa shtete të rajonit por edhe këtu në shtetin tonë në RMV.
Në ato biseda u dëgjuan sharje, fyerje, kërcnime shantazhe dhe dëshmi e fakte për sjellje të ndryshme të këqija destruktive por dhe të neveritshme të politikanëve gjë që deri sa nuk u publikuan në opinion të njëjtat biseda të gjithë ne si qytetar mendonim se me politikanët këtu në rajonin tonë gjithcka është në rregull bile edhe për mrekulli. Por me aktin e publikimit të bisedave të pergjuara ne kuptuam se shumcka nuk paska qenë dhe nuk është në rregull dhe atë me njerëzit të cilët ne i zgjedhim për te vepruar në të mirën dhe në interesin tonë në ambientin politik. Unë e kuptoj se njeriu mund ti ndryshojë në njëfar mase sjelljet dhe karakterin por se këto gjëra mund të pësojne ndryshime rrënjësore këtë e pame se ishte realitet që i karkterizon politikanët e rajonit tonë dhe atë vetëmse te ata të cilët ndodhen në pushtet. Këtu në këtë shkrim nuk e kamë qëllimin dhe tendencën që të shpif dicka që nuk është e ditur dhe nuk egziston për politikanët por këto gjëra që po i theksoj tani dhe këtu janë fakte që i kemi dëgjuar vetë ne me veshët tona në opinion sic shkrova edhe me lartë dhe atë nga bisedat e përgjuara telefonike që dikush për qëllime të veta politike na i prezentoi ndërsa ne nga ky veprim pritnim se do të ndodh ndonjë ndryshim i mirë e pozitiv që do te ishte në favorin dhe në interesin tonë si qytetarë. Atëkohe një ish polikan i njohur dhe me ndikim në pushtet shqiptarë kuptohet këtu te ne në RMV për veten e tij u dëgjua duke thënë edhe këtë gjë: Shih unë jamë më djall se djalli. Kështu duke i degjuar më tej edhe ca biseda të tjera të tyre as ato nuk isnin më te mira apo per mashallah pasiqë edhe në to dominonin me bollëk fyerjet, sharjet ofendimet si dhe kërcënimet e shumta gjëra këto që nuk mund as të imagjinohen në një shoqeri bashkëkohore e parasegjithash në një shoqëri apo dhe në një shtet i cili pretendon të bëhet pjesë e klubit të shteteve dhe kombeve demokratike, humane dhe solidare sic është pretendimi për antarsimin tonë në Bashkimin Evropian. Pra parashtrohet pyetje se si pasojë e ckait vjen ndryshimi i skajshëm i personalitetit dhe i karakterit të politikanëve këtu në trojet tona? Këto pra vijnë në shprehje si pasojë e pushtetit apsolut por dhe si pasojë e moskontrollimit dhe moskufizimit institucional të pushtetit të politikanëve. Kështu këtë pushtet e posedojnë dhe e zbatojne pandërpre dhe pandryshime një kohë të gjatë politikanët e rajonit tonë. Dhe derisa të mos ketë mundësi për kontrollimin dhe kufizimin e pushtetit të tyre këta njerëz të angazhuar në politike tërë kohës do të jenë arrogant, agresiv të ligë dhe të dhunshëm.