October 18, 2024
Opinion

Politika ky aktivite më i paguar shoqëror dhe njerëzor edhe pse politikanët nuk i meritojnë pagat që i marrin

Ejup Berisha

Nëse mund të flitet për ndonjë profesion më të paguar dhe më fitimprurës këtu te ne në RMV ai është profesioni i politikanit. Po po ky profesion apo aktivitet shoqëror dhe njerëzor është më fitimprurësi nga të gjitha profesionet e tjera egzistuese jo vetëm te ne por edhe në botë. Këtu në këtë profesion ata që merren me të paguhen vetëm për të folur apo më saktë vetëmse për të premtuar kot. Pse themë kot sepse është e kotë nëse dikush vetëmse premton por asgjë nuk realizon në realitet. Kjo është karakteristikë dhe çasje e politikanëve të cilët deri para një muaji ishin në pushtet këtu te ne. Këta e kishin bërë realitet vetëmse të flasin apo të premtojnë kot dhe të mos realizojnë asnjë premtim të dhënë. Të mos keqkuptohem këtë gjë nuk po e themë me ndonjë tendencë apo me ndonjë prapavijë por me këtë rast po e themë realitetin absolut që ka qenë prezent në ambientin tonë politik më tepër se tre dekada. Kjo ka qenë situata më tragjike jo për politikanët por për ne qytetarët e këtij vendi. Paramendoni sa është tragjike që tërë kohës tu flasin kot politikanët dhe të mos bëjnë asgjë në interesin apo për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit. Pra ajo çka është akoma më keq është fakti që politikanët tanë kanë përfituar shumë jo vetëmse nga pagat super të larta por këta kanë përfituar edhe nga privilegjet e tjera të shumta që u kanë takuar të njëjtëve dhe atë pa bërë asgjë të nevojshme dhe të duhur për qytetarët dhe për shtetin. Të paktën po të kishin bërë diçka të tillë të njëjtët kjo qështja e pagave dhe e privilegjeve të majme të politikanëve nuk do të bëhej inspirimi im për të shkruar sot për të në këtë shkrim. Ajo që është më tragjike në çasjen jo të drejtë të politikanëve ndaj angazhimit të kotë të tyre në politikë është mos angazhimi i sinçertë i tyre në aktivitetin që e kanë kërkuar dhe e kanë fituar pra fjalën e kamë për politikën si dhe për mosrespektin që e kanë treguar ndaj qytetarëve të cilët janë më meritorët për pozicionin e favorshëm që e kanë zënë në skenën politike shumica e tyre. Pse duhet ti injorosh, ti anashkalosh dhe ti poshtrosh ata që janë më merotorët për angazhimin në politikë. Kjo pyetje u dedikohet politilanëve të cilët deri dje ishin pjesë e skenës çendrore politike këtu në vendin tonë.Përgjigjen e duhur e di që nuk do ta marr prej tyre asnjëher po është shumë e rëndësishme që tu parashtrohet e njëjta politikanëve. E kamë edhe një pyetje tjetër shumë logjike për ta e kjo është kjo. Nëse e keni pasur mundësinë dhe privilegjin që të angazhoheni në politikë atëher pse se patë të arsyeshme dhe të rrugës që të bëni punë dhe vepra të mira për të gjithë ne, por ju u angazhuat vetëmse për ti shfrytëzuar privilegjet. Të paktën nëse keni shfrytëzuar këto të mira të shumta shoqërore do të ishte më mirë ti meritonit me punë dhe angazhim konkret për të mirën dhe në interes të të gjithëve e jo ti shfrytëzonit kot të njëjtat. Mos harroni se ato janë ndarë nga buxheti edhe ashtu tejet i vobekët i qytetarëve të cilët ju qëllimishtë i keni varfëruar edhe më tepër duke mos bërë asnjë për ta bile edhe më keq i keni vjedhur të njëjtët.