Kronikë e zezë

Policia tregon kush janë dhe nga janë tre personat e vdekur që u gjetën mbrëmë në Negotinë

Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka njoftua se në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, një një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar, janë gjetur tre trupa të pa jetë, përfshirë edhe një fëmijë rreth moshës 14 vjeç. Sipas policisë, transmeton portali Lideri.mk, një person eshte nga Manastiri, mjëri nga Resnja, kursr fëmiu nga fshati Crveni Bregovi, ku edhe janë gjetur viktimat.

“Në ora 16:35 policia e Negotinës u njoftua se janë gjetur tre persona të vdekur në fshatin Cërveni Bregovi të Negotinës – J.J (71) nga Manastiri, F.E. (66) nga Resnja dhe një person i moshës së mitur nga fshati Cërveni Bregovi. Një mjek nga Emergjenca në Negotinë ka konstatuar vdekjen, ndërsa prokurori publik në bashkëpunim me ekipin inspektues nga pooicia ne Negotinë kanë bërë kontroll të vendit. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat janë dërguar për obduksion”, informoi për MIA zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Jakovska.

Në kontrollin fillestar nuk është konstatuar se vdekja erdhi si pasojë e dhunës, ndërkohë që, trupat janë dërguar për autopsi. Policia ka kontrolluar nëse ngrohësja me gaz mos ka qenë në defekt dhe mund të ketë shkaktur vdekjen, transmeton Lideri.mk

“Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka kryer inspektim në vendngjarje në fshatin Crveni Bregovi në Negotinë, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt fetar i improvizuar, u gjetën tre trupa të pa jetë, përfshirë edhe një fëmijë rreth moshës 14 vjeç. Gjatë kontrollit fillestar të trupave, nuk u konstatua asnjë shenjë dhune. Prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi dhe ka urdhëruar gjithashtu ekzaminimin e funksionimit të pajisjes së gazit që përdorej për ngrohje”, thuhet në njoftimin e policisë.