September 8, 2024
BallinaMaqedoni

Policia po bastis në këto momente një institucion në Shkup

Foto Arkiv

Policia po kontrollon ambientet e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë. Sipas urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake, dhe me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasdite janë duke u bastisur hapësirat e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.

Po meren të dhënat elektronike nga sistemet kompjuterike, telefonat mobil dhe dosjet nga gjyqtarët dhe prokurorët tashmë të zgjedhur, njoftoi MIA.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, siç transmeton Lideri.mk, bëjnë të ditur se veprimet janë në vazhdim e sipër.

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për kontrollin e provave të abuzimeve lidhur me dhënien e provimeve dhe testeve, raporton Republika./Lideri