Policia nis kontrollet ndaj motoçiklistëve
Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të
madhe në komunikacion, dje (10-prill) në periudhën prej orës 10.00 deri në ora 15:00 është kryer kontroll aksion për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.
Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 16 shkelje (TE-12 dhe GV-4), shumica e të cilave për mospërdorim të kaskës (helmetës) mbrojtëse 6 (TE-2 dhe GV-4), me leje të skaduar qarkullimi- regjistrimi, 2 (TE) dhe drejtim i motoëkiletës pa kaluar testin e patent shoferit 4 (TE).
Ndaj drejtuesve të mjeteve janë përgaditur parashtresa përkatëse. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe
sanksionuar edhe 9 kundërvajtje tjera të ndryshme në komunikacion (TE-4 dhe GV-5).
SPB-Tetovë apelon drejtuesit e motoçikletave që me kohë t’i rinovojnë policat e sigurimit apo regjistrimet e tyre, të mos ngasin motoçikletën pa dhënë provim për patentë shofer, sepse çdo aksident trafiku që ka
ndodhur me pjesëmarrjen e motoçikletës, pasojat përfundimtare kanë qenë jashtëzakonisht të dëmshme
dhe kështu do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e pjesmarrësve të tjerë të trafikut.