Maqedoni

Policia në Shkup gjobit 333 shoferë, 119 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (30.10.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 333 gjoba, nga të cilat 119 sanksione për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 24 masa për vozitje pa patentë shofer, katër sanksione për kalim në semafor të kuq.

“Janë vendosur 18 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 16 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.