Maqedoni

Policia në Shkup gjobit 261 shoferë, 88 për tejkalim të shpejtësisë

MPB informon se gjatë ditës së djeshme policia në Shkup ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me ç’rast ka shqiptuar 261 gjoba, prej të cilave 88 për tejkalim të shpejtësisë.

“21 gjoba kanë qenë për vozitje pa leje, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 7 për përdorimin e celularit gjatë vozitjes, 26 për mos përdorimin e rripit të sigurimit dhe pesë gjoba për parregullsi teknike dhe automjete të paregjistruara”.
“Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme.

closevolume_off
Apelojmë te qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.