BallinaMaqedoni

Policia në Maqedoni do të pajiset me automjete me kamera të mençura, gjatë lëvizjes do të regjistrojnë veturat e parkuara gabimisht

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski njofton se Policia do të pajiset me automjete me kamera të mençura, që gjatë lëvizjes do të regjistrojnë veturat e parkuara gabimisht, shkruan TV21. Toshkovski tha se dënimet automatikisht do të përpunohen në sistem kompjuterik.

“Po, pjesë e implementimit të “Safe City”, në të ardhmen “Safe State”, do të jenë edhe automjetet që do të jenë tërësisht të pajisura me këto kamera të mençura, dhe gjatë lëvizjes në suaza të komunikacionit, rrugëve, e kështu me radhë, do t’i konstatojnë të gjitha automjetet e parkuara gabimisht, dhe po, të njëjtat menjëherë do të procedohen në suaza të sistemit në bazë të përpunimit kompjuterik të të dhënave që do të futen në sistem”, tha Toshkovski./tv21.tv