Policia konfiskoi 50 mijë euro ryshfeti në aksionin e mbrëmshëm, janë arrestuar 14 doganierë
Prokuroria ka dalë me informacione të detajuara nga aksioni i mbrëmshëm i policisë ndaj të dyshuarëve në Drejtorinë e Doganave.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, në aksioni e koduar “Kalimi”, janë gjetur 50.000 euro, që dyshohet se janë marrë si ryshfet. Janë bastisur 26 lokacione në rajonin e Strumicës dhe Gjevgjelisë, ndërsa janë arrestuar 14 doganierë, një zyrtar i pensionuar i Drejtorisë së Doganave dhe një polic. Nga Prokuroria thonë se aksioni ka nisur pasi një person ka denoncuar rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndaj 3 personave.
“Duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik deri te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozime për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë të dyshuarve, ndërsa për dhjetë të dyshuarit e tjerë ka propozuar masë të kujdesit”, shtojnë nga Prokuroria.