Maqedoni

Policia kapi 19 shoferë të dehur në Shkup

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.04.2023) ka vazhduar me kontrolle në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 213 sanksione, nga të cilat 157 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 19 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, transmeton Lideri.mk.
Janë shqiptuar tri fjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tri gjoba për kalimin në semafor të mbyllur.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, njoftoi MPB.