Maqedoni

Policia i gjeti shëndosh e mirë tre persona nga Turqia që kishin humbur në rrugën Kërçovë-Dibër

Më datë 12.04.2024, rreth orës 23:30, në një aksion të koordinuar nga punonjësit e Policisë Dibër dhe Kërçovë, në rrugën e vjetër Kërçovë-Dibër, afër fshatit “Lopushnik”, janë gjetur tre persona. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor dhe vajza e tyre e mitur, të gjithë nga Republika e Turqisë, transmeton portali lideri.mk.

“Mmë herët rreth orës 21:00 ata kanë raportuar se kanë humbur me veturën e tyre Shkoda, duke udhëtuar nga Kërçova për në Dibër, nëpër rrugët pyjore. Të tre ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi MPB./Lideri