Maqedoni

Policia hyn në Kondovë, gjen armatim në një shtëpi

Sot (18.06.2023) zyrtarë policorë nga SPB, pas informatave të marra paraprake operative dhe urdhër bastisje nga Gjykata Themelore Penale Shkup për shkak të dyshimit për vepër penale nga neni 396 dhe neni 215 të Kodit Penal, ka bastisur shtëpinë e G.B. (37), shtetas i Kosovës me vendbanim në fshatin Kondovë të Shkupit dhe me ortakun e tij A.Gj. (34) në Shkup.

Gjatë kontrollit te shtëpia e G.B., aty ka qenë edhe A.Gj., kurse janë gjetur tre granata dore, një raketë dore – zolja, një pistoletë, një pjesë pistoletë, katër korniza nga një pushkë automatike, 164 fishekë të kalibrit të ndryshëm dhe gjashtë gëzhoja gjuetie.