Maqedoni

Policia gjuajti në ajër, tetovari goditi policin dhe nuk u ndal

Një banor i Tetovës ka ikur me veturë pasi nuk ka respektuar urdhërin e ndalimit të policisë, duke detyruar një polic të qëllojë dy të shtëna paralajmëruese në ajër, njoftoi MPB.

“Mjeti është ndalur në rrugën Radovan Conic, por Sh.R. ka goditur me derën e automjetit një punonjës policie dhe është larguar”, thuhet në buletinin e policisë, transmeton portali Lideri.mk.

Më tej në deklaratë thuhet se “ai është ndjekur, dhe me këtë rast një punonjës policie ka qëlluar dy të shtëna paralajmëruese në ajër”. Rreth orës 22:05 është gjetur automjeti dhe personi Sh.R. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës.

Në mjetin që drejtohej nga 21-vjeçari ndodheshin edhe tre meshkuj të tjerë.

“Me datë 29.01.2025 në ora 22.05 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës e kanë ndaluar Sh.R.(32) nga Tetova. Duke drejtuar veturën e llojit Opel me targa të Shkupit, në të cilën ndodheshin edhe tre persona të tjerë, është drejtuar në ul. “Todor Tsipovski Merxhan në Tetovë nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë”, thuhet në kumtesë./Lideri.mk