Maqedoni

Policia e mbylli një lokal në “Xhon Kenedi” dhe arrestoi 15 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë!

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje në rrugën “Xhon Kenedi” – Çair është mbyllur një lokal dhe janë arrestuar 15 persona. Shkak, se ka punuar jashtë orarit të lejuar për punë. Mes të arrestuarve është edhe një fëmijë.

“Më 30.04.2021 në ora 21.20, në rajonin e Bit Pazarit nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Shkup janë arrestuar 15 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë, të gjithë nga Shkupi, sepse janë kapur si klientë gjatë kontrollit të kryer nga ana e inspektorëve të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, në bashkëpunim me zyrtarë policorë në objektin hotelerik në rrugën “Xhon Kenedi”, i cili ka punuar pas orarit të lejuar për punë”, njoftojnë nga MPB-ja, transmeton TV21.

Në njoftim më tej thuhet, se nga ana e ISHT-të, objekti është shenjëzuar me vulë dhe është mbyllur, ndërkaq kundër personave do të parashtrohet kallëzim penal përkatës në bazë të nenit 206 të Kodit Penal.