Policia e Kosovës mohon tërheqjen e njësive policore nga veriu
Përmes një njoftimit për media, PK ka bërë të ditur se janë duke i kryer të gjitha detyrat dhe autorizimet e saja ligjore me qëllim të ofrimit të sigurisë si dhe ruajtjen e rendit kushtetues në tërë territorin e vendit duke përfshirë edhe komunat veriore.
“Sipas situatës në terren dhe vlerësimeve operacionale të cilat bëhen në vazhdimësi, Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saja me njësitë policore në terren për të përmbushur detyrat dhe autorizimet e saja ligjore në komunat veriore të vendit”- thuhet në njoftimin e policisë.
Disa media para pak minutash raportuan se Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë filluar të tërhiqen nga ‘Mëhalla e Boshnjakëve’, në drejtim të jugut, kjo pas një kërkese të KFOR.
Sot janë lënduar tre policë të Kosovës në veri gjatë arrestimit të njërit prej të dyshuarve për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.