September 16, 2024
Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një sulmues të armatosur

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, për mediumin serb “Nova.rs” ka thënë se dy sulmues janë vrarë në afërsi të fshatit Banjskë të Zveçanit, ndërsa një është plagosur. Po ashtu ai ka thënë se është arrestuar edhe një sulmues tjetër.

Rashiq ka thënë se nuk ka informata nëse do të ndodhë dorëzimi i pjesëtarëve të grupit kriminel.

Rreshteri policor Afrim Bunjaku ka humbur jetën në një sulm në afërsi të fshatit Banjskë në mëngjesin e të dielës, ndërsa janë lënduar dy policë tjerë.

“Situata është dramatike. Jam dëgjuar më herët me ministrin Xhelal Sveçla. Së fundi ka dalë lajmi se në atë përleshje kanë mbetur të vrarë disa persona. Mëngjesin e sotëm policia u ka dërguar kërkesë për dorëzim, por nuk ka asnjë komunikim apo kontakt mes dy palëve. Policia thërret me megafon sulmuesit, por nga ana tjetër nuk ka përgjigje. Situata rreth manastirit në fshatin Banjskë është ende dramatike, nuk ka shenja se do të qetësohet së shpejti”, ka thënë Rashiq.