Kosovë

Policia e Kosovës e rrëzon në tokë dhe e arreston politikanin serb në Mitrovicën e Veriut (Video)

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, është arrestuar sërish nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza. Ai tha se pos Arsenijeviqit është arrestuar edhe një person tjetër.

“Po, është dërguar në stacion dhe i lëshohet një tiketë atij dhe një personi tjetër”, tha Fejza për Klankosova.tv.

Arrestimi i tyre lidhet me prezencën e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla sot në veri, ku bashkë shkuan për ta vënë gurthemelin e stacionit të ri policor në Leshak.

Sipas Kossev, Kurti u pa edhe në një “fast-food” të hapur në fund të shëtitores së Mitrovicës.