September 19, 2024
Kosovë

Policia e Kosovës bastis një hotel në Banjskë, gjen armë, fishekë e pajisje ushtarake

Policia ka zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin “Rajska Banja” në Bansjkë të Zveçanit, ku janë gjetur armë e pajisje ushtarake.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se besohet se këto prova kanë qenë aty që nga rasti i sulmit terrorist në Banjskë.