Policia bastisi shtëpinë e Ixhet Mehmetit
Dje në orët e vona të mbrëmjes, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, në Tetovë është bastisur shtëpia e anëtarit të Këshillit të prokurorëve Ixhet Memeti, si dhe është kryer bastisje në objektet zyrtare të Këshillit të prokurorëve publik, shkruan Kurir.mk.
Dyshohet se ai së bashku me Nake Gorgiev kanë influencuar duke keqpërdorur pozitën e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese për ish-kryetarin i cili ndodhet në paraburgim, Boro Petrushevski.
Ixhet Mehmeti është gjithashtu ish-ministër i Drejtësisë, Avokat i popullit, Gjyqtar kushtetues, këshilltar shtetëror në Qeveri dhe anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.