Polici malazez sulmon fizikisht profesorin universitar shqiptar (Video)
Autoritetet malazeze nisin veprime të ashpra për incidentin në kufirin Shqipëri- Mal i Zi ku u dhunua Petraq Milo, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë.
Ndaj autorit që ka dhunuar Petraq Milon kanë nisur procedura hetimore qe mund të çojnë në pezullim nga puna apo masa më të ashpra.
Por veprimi ndëshkimor i qeverisë shkon më lart. Mësohet nga burime administrative malazeze se zëvendësdrejtori i Administratës së Policisë për Sektorin e Policisë Kufitare, Dragan Klikoovac do të shkarkohet. Sakaq për efektivët e tjerë të turnit të ditës kur edhe nga ndodhur incidenti, do të merret masë disiplinore.
Kujtojmë se Milo ka qenë së bashku me familjen e tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Ai është nxjerrë me forcë nga makina dhe është dhunuar nga efektivë malazez, ndërsa priste në radhë në kufi.