Kolumna

Poezi kushtuar shokut tim, Vaid Saiti

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

NË KUJTIM TË NJËVJETORIT TË IKJES TËNDE NË BOTËN E AMSHUAR
(Shkokut tim Vaid Saitit)

Sot më 19 shtator 2021 bëhet një vit nga ikja yte nga kjo botë për të kaluar në botën e amshuar, o miku shoku im më i ngushtë që nga fëmijëria dhe deri në çastet e fundit të jetës tënde.

Që nga ajo ditë dhe deri në ditën e sotme unë me mall e dashuri të përkujtojë dhe asnjëherë nuk mund të harrojë. Kujtoj kohën e fëmijërisë kur me mocanikët tanë vraponim si bletë në çdo cepë të vendlindjes sonë Orizarës që na lindi e na rriti. Kujtime e mia për ty nuk mund të i harroj që i kaluam së bashku që nga klasa e parë në shkollën fillore, të mesme, dhe të lartën o. shoku im Vaid Saiti.

Nuk mundem të gjitha ato kujtime që nga fëmijëria e deri në ikjen tënde në botën e amshuar të mos i ruaj në thellsinë e shpirtit tim deri atë ditë kur edhe unë do të vijë në atë botë ku je ti. Që nga ajo ditë ikjes tënde nga kjo botë më ke lënë një plagë në shpirt që nuk mundem asnjëherë të e shërojë.

Kujtimet e mia do të më rikthejnë çdoherë për të përkujtuar tërë atë kohë që nga fëmijëria dhe deri më sot që kaluam së bashku ne të dytë. O, shoku im i paharruar unë kam shumë kujtime për të shkruar dhe përsëri nuk do mundem të i përfshi në një libër, por sot po të shkruaj këtë shkrim të shkurtër për të përkujtuar njëvjetorin e largimit tënd nga kjo botë.

Këtij shkrimi shoku im Vaid Saiti do të ia bashkangjesë edhe poezinë time përkushtimore që e shkruajta në ditën më të vështirë që kisha. Në ditën kur u ndava në këtë botë prej tejë. Tani nuk më mbetet asgjë më tepër që gjithnjë të përkujtojë dhe asnjëherë mos të harrojë. Do i lutem gjithnjë të Madhit Zot që pas vdekjes sime të na bashkoj dyve në parajsë.

Kjo ishte poezia ime që e shkruajta atë ditë kur kuptova për vdekjen tënde. E shkruajta me shumë dhembje shpirtërore dora duke mu dridhur.

Orizare, 19.09.2021

DORA PO MË DRIDHET
(Shokut tim Vaid Saitit)

Dora në këto çaste po më dridhet
Shpirti im flakë po më digjet
Vetëm fjalën e Zotit unë e besojë
Kur ty sot nga kjo botë të largojë.

Lotët më mbetën në sy të ngrirë
Eh, si nuk më the lamtumirë
Se unë e di që nuk kishe harruar
Por, me engjujtë ishe duke biseduar.

E unë nga spitali pritja një fjalë tjetër
O shoku im i fëmijërisë, o shok i vjetër
Këtë lajm unë aspak sot nuk e kam pritur
Se komunikimi mes nesh qenka mbyllur.

O, dashuri e vjetër, dashuri e paharruar
Shoku im sot prej meje qenke larguar
Ah, vdekja yte Vaid shpirtin më ka lënduar
Shpirtin në shumë grimca ma ke grimcuar.

Nehat Jahiu
Orizare, 19 shtator 2020