Po të mos ishte derdhur gjaku në vitin 2001!
Shkruan: Nehat Jahiu
Po të mos kishte ndodhur lufta e vitit 2001 dhe UÇK-së shumë gjëra do të kishin mbetur ashtu siç kishin qenë para vitit 2001.Sipas mendimit tim shumë gjëra që duheshin ndryshuar në interes të drejtave të shqiptarëve nuk do të kishin lëvizur aspak po të mos kishte qenë lufta e UÇK-së dhe gjaku i derdhur në vitin 2001.Sado që disa individë, lidera e minilidera të subjekteve politike në Maqedoninë Veriori që rrahin aq shumë gjoks se ne bërëm këtë apo këtë në interes të shqiptarëve janë demagogji.Unë në shumë raste e kam potencuar, por edhe në këtë shkrim po e potencojë se të gjitha këto ndryshime që kanë ndodhur në dobi të shqiptarëve i ka sjellur lufta e vitit 2001. Ushtria Çlirimtare Kombëtare dhe gjaku i derdhur i shumë çlirimtarëve të kësaj ushtrie.Tani mund të flitet gjithëçka, por edhe të përbuzet lufta e UÇK-së nga shumëkush që sot shet dushk për gogla nëpër shumë kolltuqe të posteve të ndryshme janë kopalla.Shumë prej tyre që sot shesin atdhetarizëm të veshur me kostume dhe me kollare janë ulur në këto kulltuqe falë luftës së bijave dhe bijve të UÇK-së. Ata/ ato luftuan, derdhën gjakun e tyre të njomë, humbën gjymtyrët trupore dhe disa dhanë jetën.Kjo luftë e UÇK-së bëri që shumë gjëra të ndryshojnë në Maqedoninë Veriore edhe pse edhe shumë gjëra kanë mbetur të pazgjidhura që duhen patjetër të zgjidhen, sepse është derdhur gjak për të qenë në çdo aspekt të barabartë shqiptarët dhe maqedonasit në këtë shtet.Shumëkush i ka mbyllur sytë para këtij realiteti, por kjo është një e vërtetë që nuk mund të e mohohoj askush. Kjo e vërtetë dhe kjo histori është shkruar me gjakun e vajzave dhe djemve të UÇK-së.Edhe njëherë po e përsëriti që e gjithë kjo e ariitur që është realizuar dhe duhet të realizohet për të drejtat e shqiptarëve është lufta e vitit 2001 dhe meritë e ushtarëve të UÇK-së.Padrejtsitë që iu janë bërë disa ushtarëve të UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve nga disa karrierista për interesat e tyre duke shkelur mbi gjak do të i mallkojë dhe do të i dënojë Zoti.