Kolumna

Po të ish kujdesur shteti për spitalin e Tetovës si për selinë e BDI-së, a do të kishim 14 viktima?

Editorial në portalin Lideri.mk

Në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur shumë protesta deri tani. Disa të qeta, disa teë dhunshme. Është sulmuar Qeveria, janë gjuajtur me ngjyra shumë ministri, por edhe institucione tjera, duke përfshi edhe selitë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Policia herë ka intervenuar, e herë ka bë sehir. Sepse e drejta e protestës është e drejtë e garantuar me Kushtetutë. Mirëpo gjithçka ndryshon sa herë që shqiptarët duan të protestojnë te selia e BDI-së në Reçicë të Vogël. Kjo u vërejt edhe sot. E si mos ta parashtrojmë pastaj pyetjen se Pse selia e BDI-së mbrohet prej policisë si asnjë institucon tjetër në Republikën e Maqedonisë?
Pse selia e BDI-na qenka aq e rëndësishme për policinë, a e dini vallë përgjigjen në këtë pyetje? Pae shqiptarët e Maqedonisë janë aq të pambrojtur, kurse selia e BDI-së aq e mbrojtur nga forcat speciale?
A e keni parashtruar pyetjen se po të ish kujdesur shteti për spitalin e Tetovës si për selinë e BDI-së, a do të kishim 14 viktima? Duhet ta parashtrojmë këtë pyetje secili prej nesh. Kur ta kemi përgjigjen ndaj kësaj pyetje, atëherë gjërat do të jenë shumë më të qarta!