Po lufton me vdekjen, babai i tre fëmijëve ka nevojë për ndihmën tonë! Shpërndajeni!
Linku i GoFundMe: https://www.gofundme.com/f/d2bzw-apel-per-ndihme?
Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për ndihmë për babain e tre fëmijëve të vegjël, 36-vjeçarin Aleks Shyti nga fshati Qukës-Shkumbin i Librazhdit.
Aleksi është diagnostikuar me Karcinomë Uroteliale të gradës së lartë, një formë kanceri që prek kryesisht qelizat që veshin traktin urinar, përfshirë veshkat, fshikëzën e urinës dhe uretrin.
Aktualisht, ai ndodhet në intubim, në gjendje kritike për jetën.
Gruaja e tij ka shpërndarë një mesazh prekës për ndihmë:
“Jam gruaja e Aleks Shytit, baba i tre fëmijëve të vegjël që kanë nevojën dhe dashurinë e tij. Aleks është diagnostikuar me karcinomë uroteliale të gradës së lartë dhe ka dy muaj që është operuar. Që nga ai moment nuk i jemi ndarë derës së spitalit. Por gjendja e tij është shumë e rëndë dhe unë, si një grua e papunë dhe pa mbështetje financiare, nuk mund t’i përballoj kostot e spitalit. Ju lutem nga zemra, të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, të më ndihmojnë me aq sa munden për të shpëtuar bashkëshortin dhe babain e fëmijëve të mi.”
Gjendja është shumë kritike dhe çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë ndryshimin për këtë familje.