Rajon - Botë

Po kërkon t’i ndreq punët me Amerikën, Vuçiq u shtron darkë kongresmenëve dhe Grenellit në Washington

Në darkën në Washington morën pjesë 14 përfaqësues të Kongresit Amerikan
Serbia po kërkon t’i ndreq punët me Amerikën, duke fituar mbështetjen e shtetit më të fuqishëm në botë. Për këtë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka angazhuar ambasadorin e tij në Washington, Marko Gjuriq. Ky i fundit mbrëmë ishte në një darkë të organizuar për disa anëtarë të Kongresit Amerikan dhe ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në darkën në Washington morën pjesë 14 përfaqësues të Kongresit Amerikan, përfshirë anëtarë të Komisionit të Punëve të Jashtme, Komitetit Ushtarak dhe Komisionit të Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA.

Aty, siç shkruajnë mediat serbe, Gjuriq shprehu mirënjohjen e tij për të mbledhurit dhe për rëndësinë që tha se ata i kushtojnë përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

ImageNë darkën në Washington morën pjesë 14 përfaqësues të Kongresit AmerikanFOTO GALERI
“Sonte, me ardhjen tuaj, ju dërguat mesazhe miqësie, respekti dhe mbështetjeje për Serbinë, mesazhe respekti për rezultatet e Serbisë në vitet e fundit dhe mesazhe të afirmimit të rrugës që po ecën Serbia si një partnere e besueshne dhe shtyllë e stabilitetit në rajon”, tha Gjuriq.