Maqedoni

Po dërgohen sms porosi të rrejshme në emër të SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Përsëri keqpërdoret emri i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” me porosi të cilat i marrin këto ditë qytetarët me përmbajtje të rreme, informojnë nga kompania në një publikim në ueb faqe. Me porositë qytetarët njoftohen për dërgesat e arritura dhe u bëhet thirrje që ta konfirmojnë adresën e tyre në një vegëz të ofruar.

SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” potencon se nuk qëndron pas njoftimeve.
Emri i Postës nacionale më parë ishte keqpërdorur në fushata mashtruese në janar dhe shkurt të këtij viti.