Plagoset nga “plumbi qorr” duke vozitur biçikletë
Me datë 17.06.2024 në ora 19:45 në SPB Shkup, nga Kompleksi Klinika “Nënë Tereza” është raportuar se A.F.(35) nga Shkupi është sjellë me lëndim nga një plumb qorr nga arma e zjarrit. Sipas njoftimit, gjatë vozitjes së biçikletës në zonën e Çairit, ka ndjerë dhimbje në shpinë, pas së cilës është dërguar në ambulancë, transmeton Lideri.mk.
“Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia./Lideri