Pikë-pagesa në Kumanovë shënoi “rekord”, kanë kaluar mbi tre milionë automjete
Është rritur frekuentimi në pikë-pagesën Rramanli (Kumanovë), e vendosur në korridorin 10 në valën e sezonit turistik, informojnë nga Ndërmarrja publike Rrugët shtetërore. Nga atje thonë se ka pritje më të mëdha në këtë pikë-pagesë edhe përkundër qarkullimit të rritur këtë verë.
“Në periudhën e verës zakonisht është rritur frekuentimi i automjeteve nga të gjitha kategoritë në të gjitha pikë-pagesat, e posaçërisht në Rramanli, sepse është në Korridorin 10 dhe çon drejt destinacioneve turistike. Shërbimi pagesor me të gjitha mjetet dhe mundësitë e disponueshme përpiqet ta ulë tollovinë dhe deri në këtë moment tollovi më të madhe nuk ka pasur dhe nuk ka pritje më të gjata”, thonë nga NPRRSH në deklaratë për MIA-n.
Prej 1 janarit të këtij viti deri më 31 korrik po të këtij viti, kanë kaluar mbi 3,1 milionë automjete nga të gjitha kategoritë, ndërsa vitin e kaluar në periudhën e njejtë 2,9 milionë automjete. Nga 1 maji deri më 31 korrik, mesatarisht kanë kaluar 17.784 automjete të të gjitha kategorive. Gradualisht rritet pagesa me pajisje elektronike, për tre për qind, por, megjithatë qytetarët preferojnë të paguajnë me para të gatshme.
Vitin e kaluar në periudhën e njejtë kanë kaluar 2.961.857 automjete. Prej tyre, me MKard kanë marrë pjesë me 10.4 për qind, me MTag 6.9 apo gjithsej me pajisje elektronike 17.4 për qind. Me para të gatshme kanë paguar 67,3, për qind dhe me kartelë bankare 13.15%. Si bileta kundërvajtëse përkatësisht ata të cilët nuk paguan taksë rrugore me 0,3 për qind.