Petrovska: Buxheti për mbrojtje nga viti i ardhshëm do të jetë 2 për qind nga BPV
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në intervistën e saj për “Racin.mk”, paralajmëroi se nga viti i ardhshëm, buxheti për mbrojtje do të jetë 2% nga BPV, aq sa kërkojnë edhe standardet e NATO-s.
“Vetëm në këtë mënyrë Armata në mënyrë të përshpejtuar do të mund të përshtatet me teknologjitë e reja në këtë fushë. Pas shumë viteve, mbrojtja më në fund ka buxhet ashtu sikuese alteatët në Aleancë”, tha Petrovska.
Në temën e modernizimit të armatës, ministrja theksoi se në armatë tani nuk flitet për pajisje personale dhe mjete bazike siç ka qenë praktikë në vitetet e aluar, por tani bëhet fjalë për furnizime të sistemeve që avancojnë dhe modernizojnë aftësitë dhe kapacitetet e armatës siç janë automjetet e lehta JLTV Oshkosh, të cilat tashmë disa kanë arritur, transporterët Stryker, sistemi francez për mbrojtje kundërajrore për lartësi të vogla, MISTRAL 3 dhe furnizimi i sistemeve altirelike nga Turqia.
“Mbështetja për procesin e mondernizimit të armatës vjen edhe nga partnerët strategjikë. Vitin e kaluar, SHBA na mbështeti me 137 milionë dollarë, para që do të investohen në modernizim të armatës”, u shpreh Petrovska.