Shqipëri

Pësoi sulm në zemër teksa pushonte në plazh, ndërron jetë 78-vjeçari në Sarandë

Një 78-vjeçar me inicialet J.Xh. nga Memaliaj, teksa po pushonte në plazhin e Sarandës, ka pësuar arrest kardiak.

Si pasojë, ai ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës, sipas njoftimit të policisë.
Gjithashtu raportohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.