Maqedoni

Pesë meshkuj abuzuan një vajze 14-vjeçare në Veles, dërgohen në paraburgim

Prokuoria njofton se gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj 4 personave dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj një personi pasi të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur seksualisht një të mitur dhe kanë përgatitur materiale pornografike.

Nga Prokuroria thonë se 4 nga të dyshuarit janë nga Velesi, ndërsa njëri nga Tetova.

“I dyshuari i parë, njëzet e pesë vjeçar nga Velesi, nga fundi i dhjetorit 2021 dhe gjatë vitit 2022, duke përdorur kërcënime ndaj fëmijës-viktimë, u ka mundësuar të dyshuarve tjerë dhe personave të tjerë N.N. që të kryejnë akte seksuale me viktimën e trafikimit të qenieve njerëzore – përmes aktiviteteve seksuale, shfrytëzimit seksual dhe pornografisë”.

“Në dhjetor të vitit 2021 ka komunikuar me vajzën katërmbëdhjetë vjeçare viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore përmes aplikacionit Instagram dhe pas disa javësh komunikim të vazhdueshëm përmes aplikacionit, pasi ka fituar besimin e viktimës, e ka mashtruar se do të fillonin një lidhje dashurie. Në takimin e parë është bërë material pornografik që i dyshuari i parë e ka përdorur si kërcënim për ta detyruar vajzën të shkojë në takime të tjera, duke e kërcënuar se nëse nuk vinte do t’i publikonte dhe shpërndante materialet me përmbajtje intime në rrjetet sociale, do të dëmtonte nderin dhe reputacionin e saj”.

“Në këtë mënyrë i dyshuari i parë në disa raste e ka detyruar fëmijën-viktimë që të shkojë në banesa që janë marrë me qira në disa lokacione në Veles. Në takime kanë marrë pjesë të dyshuar dhe persona të tjerë meshkuj (persona të panjohur N.N.), të cilët fillimisht kanë konsumuar droga narkotike dhe pije alkoolike dhe në gjendje të tillë kanë kryer akte seksuale ndaj fëmijës viktimë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.