Opinion

Përsiatje

Bexhet Asani
Festa Kombëtare 28 Nëntori, Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë këtë vit qëlloi për një ditë me Festën e Falënderimeve të Amerikës. Shumë shqiptarë i kremtojnë të gjitha festat në janë të tyre apo të huaja. Duhet pranuar që shqiptarët janë të zefkut, të haresë!
Fatmirësisht sot më erdhën disa urime nga mikesha e miq punëtorë e intelektualë: “Happy Thanksgiving!” Më erdhën me dhjetëra, me qindëra urime thuaj?! U gëzova shumë. Me dashamirësi ua ktheja urimet.
Ore, mendova: mos kem lajthitur unë?! Është sot apo nuk është dita e Njëzetë e Tetës?! Asnjë urim, ama, asnjë fare për Ditën e Shenjtë të Flamurit! Dhe gati sa po bindesha se Dita e Shpalljes së Pavarësisë është nesër?! Nesër do të vërshojnë urimet si Lumi i Vjosës!
Gjatë kësaj hamendjeje, arriti një cingër në telefon. E hapa. Lexoj: “Urime 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!”
Urimi vinte nga një grua, një mikesha ime Gonxhe Meta. Kjo grua zonjë e lindur dhe e rritur në Amerikë, më uron Festën e Njëzetë e Tetës?! Një gëzim i papërshkrueshëm! S’ paskam lajthitur unë! – mendova. Paskan lajthitur ksenomanët. Ç’ është kjo ksenomani shqiptare?!
Megjithatë sot kemi Festë. Kemi dy Festa. Duhet të gëzojmë! Sepse një popull pa atdhe nuk e di a mund të jetë popull?! Unë i bashkova të dyja Festat, mora misarokun (gjelin e detit) për darkë!
Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit!
Gëzuar Festën e Falënderimeve Amerikë!