Përshendetje i nderuari zt. Ali Ahmeti, ditëve në vijim do të shpalosim edhe shumë gjëra
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Përshëndtje i nderuari Zt. Ali Ahmeti! Ju dikur ishit komandant i një ushtrie të lavdishme shqiptare të vitit 2001 dhe që në radhët e kësaj ushtrie i kishit të radhitur bijat dhe bijtë më të dashur të atdheut tonë nga të gjitha trojet. I nderuari ish Komandant i kësaj ushtrie të quajtur Ushtria Çlirimtare Kombëtare në mesin e saj kishte djemtë sypatrimbur që të pranuan si komandant dhe u radhitën pas kësaj ushtrie që e udhëhoqët ju me shokët tuaj më të ngushtë.Ishin këta bija dhe bijë që nga fillimi edhe deri në mbarim që u futën në istikame për të luftuar, për të u plagosur ,derdhur gjakun, për të mbetur pa gjymtyrë dhe një numër prej tyre për të ra edhe dëshmorë.
Sa mbaj mend i nderuari ish komandant i UÇK-së z. Ali Ahmeti këta bija dhe bijë në fillim të luftës asnjëri nuk veshi uniformë e ndonjë partie politike, por të gjithë veshën uniformën me ëmblemën UÇK. I nderuari ish Komandant ti e dinë shumë mirë se nga Likova e deri në Strugë sa ushtarë ke pasur në radhët e UÇK- së që iu përgjigjën kushtrimit dhe u radhitën në radhët e kësaj ushtrie të lavdishme dhe nuk kursyen djersë gjak e jetë për liri dhe barazi të plotë për shqiptarët me palën tjetër në Maqedoninë e atëhershme dhe në këtë Verioren e sotme.
I nderuari Komandant i ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare! A e mbanë mend se e sa “atdhetarë” jo që të njohën ose të quajtën Komandant, por ty së bashku me shokët tu dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së ju quajtën me epitetet më të këqia që ekzistojnë në Fjalorin e Gjuhës Shqipe Pas përfundimit të luftës, por edhe sot, o i nderuari z. Ali Ahmeti kur je kryetar i një subjekti politik shumë prej tyre që hudhën gurë dhe drunj kundër ty, shokve tu dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk të thërrasin ashtu siç duhet të thërrasin Zt. Ali Ahmeti kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, por disa nga këta servila, karierista, sahanlëpirësa, dyftyrësha e batakçinj, të afrohen pranë dhe të përshëndesin me emrin komandant që gjatë luftës nuk e di sa e sa herë mu këta të kishin sharë me lloj-lloj fjalësh e fjali të ndyta.
O, i nderuari Zt. Ali Ahmeti kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe komandant i dikurshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. E dini disa nga këta të thërrasin edhe sot komandant?!…
Unë e di se ti e dinë edhe më mirë se unë pse të thërrasin Komandant dhe pse vrapojnë të bëjnë me ju ndonjë foto dhe të e postojnë në fb?!… Po të kishin dashur këta ty aq shumë do të iu kishin përgjigjur kushtrimit të vitit 2001. Sot këto ca horra që të thërrasin Komandant dhe që kurr nuk kanë qenë ushtarë të ushtrisë që ke udhëhequr një gjë të tillë e bëjnë disa sa për të zënë ndonjë post, sepse fije atdhetarizmi nuk kanë pasur asnjëherë dhe as që kanë edhe sot pos karierizmit. Të “duan” vetëm të iu japësh një copë pushtet dhe për asgjë tjetër.
Në këtë të jesh i bindur i nderuari z. Ali Ahmeti se disa nga këta e që nuk janë të paktë që sot të thërrasin Komandant dhe duan të bëjnë foto me ju pasi të fitohen zgjedhjet nga Bashkimi Demokratik për Integrim që ju jeni kryetar i këtij subjekti e kanë me prapavijë të interesit dhe që ju “duan” juve dhe ju thërrasin Komandant. I nderuari ish Komandant i UÇK-së dhe i nderuari kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim!
A e mbani mend kur një ditë nuk do të jeni në politikë këta ca horra kanë për të ju gjuajtur me gurë e drunj dhe kanë me ju sharë me fjalët më të fëlliqura e mall do e keni të ndieni fjalën Komandan nga këta ca servila dhe karierista.
Një gjë të këtillë edhe sot e ke, o i nderuari Zt. Ali Ahmeti disa horra që ju ose shokët tuaj ua sollën në parti u bënë milioniera dhe nuk i dinë skaj pasurisë. Këtë pasuri dhe postet që i kishin deri dje disa prej tyre gjatë këtyre zgjedhjeve të fundit ju bojkotuan, nuk ju votuan, ju shajtën e çfarë jo tjetët nuk ju bërën, ndërsa ata që ju deshën në kohën e luftës, ata që luftuan, derdhën gjakun, por edhe ranë në altarinë e lirisë ju deshën në luftë, ju deshën edhe në paqë, por horrat dhe përfitues ishin dhe edhe sot janë mu këta që të shajtën ty dhe ushtarët e UÇK-së dhe me gjakun e tyre morën poste dhe u pasuruan, ndërsa ju duhet të i pyetni personat që i keni pasur në pushtet dhe që do të i keni ndoshta edhe në të ardhmën që të i angazhoni dhe të ua sjellin listën e ushtarëve të UÇK-së dhe të i shihni a janë të gjithë të punësuar?
Nëse janë të punësuar. Çfarë punë kryejnë ata edhe ate pa dallim përcaktimesh politike të tyre.I nderuari ish kommandant i ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk dua të mendoj asnjëherë për luftë, por do të kisha parashtruar një pyetje. Po nëse e jep nevoja që edhe sot të formohet një UÇK dhe ju të jeni përsëri komandant i saj. A thua vallë do i keni në mesin e kësaj ushtrie këta që sot po ju thërrasin me emrin KOMANDANT dhe po vrapojnë të bëjnë foto me ju për të i postuar në fb.?
Kaq për sot i nderuari Zt. Ali Ahmeti. Ditëve në vazhdim do të shpalosim edhe shumë gjëra që ju i keni ditur apo nuk i keni ditur. Por, nëse nuk e keni ditur për ushtarët e UÇK-së dhe aktivistët tuaj të denjë tani e dini shumë mirë, që mu disa nga këta horra që i mbajtët aq afër dhe ju dhatë edhe poste në fund ju ranë edhe juve thikë pas shpine së bashku me subjektin që ju e udhheqni. Ju ranë pas shpine atëherë kur ua ndale tagjinë. Edhe një gjë nuk mund të mos e them në këtë shkrim.
Viktimë e ish ushtarëve të UÇK-së dhe aktivistava më të devotshëm ju ranë thikë pas shpina mu këta hajna që nuk ishin as në luftë e as në parti për interes të popullit, kombit, atdheut, por ishin për interese personale, familjare, grupore. Ke kudes i nderuari Zt. Ali Ahmeti se edhe disa të tillëve ju ke dhënë pushtet që nuk kanë të bëjnë aspak se në shpirtin e tyre ka një fije atdhetarizmi, pos shpirti i tyre gjenetik është plot e përplot karrierizëm dhe interese personale. Respekt!