Maqedoni

Përplasja e katër automjeteve shkak për vdekjen e 45-vjeçarit

Tetovari i cili e humbi jetën në fatkeqësinë e komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë pësoi kur dy automjete u ndeshën, e më pas goditën dy automjete të parkuara. Së pari u ndeshën me automjetin “golf” dhe automjetin ngarkues “mercedes”, pas çka e goditën automjetin “opel zafira” dhe automjetin “pezho”, të cilët ishin të parkuar.

Tashmë i ndjeri F.R.(45) ka qenë bashkëudhëtar në automjetin “pezho”, të cilin e drejtonte E.K.(27), ndërkaq ishin të parkuar për shkak të defektit në automobil.

“Në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë këmbësori F.R.(45) nga Tetova, i cili paraprakisht ka qenë bashkëudhëtar në automjetin ngarkues ‘pezho’, lëndime të rënda trupore mori këmbësori E.K. i cili paraprakisht e kishte parkuar automjetin e njëjtë ngarkues dhe lëndime trupore mori bashkëudhëtari nga automjeti ‘golf’ E.L.(31) nga Tetova, konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës”, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Automjeti “golf” me targa të Tetovës drejtohej nga M.A.(33) nga f. Trebosh, ndërsa automjeti ngarkues “mercedes” me targa të Shkupit drejtohej nga P.M.(34) nga Shkupi. Automjeti “Opel Zafira” me targa të Tetovës ishte i parkuar nga Sh.K.(49). Fatkeqësia ndodhi rreth orës 16:40, afër mbikalimit drejt fshatit Trebosh. Pas fatkeqësisë u krye ekspertizë.