Përparim Avdili synon ulësen e deputetit në Kuvendin e Zvicrës (VIDEO)
Përparim Avdili, i cili po synon ulësen e deputetit të Zvicrës, ka thënë se po mungon integrimi i shqiptarëve nëpër institucione politike te helvetikët.
Avdili, i ftuar në Edicionin Special, ka potencuar se ka synim që të jetë deputet i Kuvendit të Zvicrës, duke u bërë i pari shqiptar, transmeton Klankosova.tv.
“Shqiptarët janë të integruar mirë në fushën ekomomike, në sportin, në fushën e artit, në biznes, nëpër institucione politike mungon ky përfaqësim”, u shpreh Avdili.
“Tash hapi i tjetër me u fut në kuvendin nacional, pas dy gjeneratave me qenë normale, me pasë emra shqiptarë në kuvendin e Zvicrës”.
“Është urgjente në një aspekt në zgjedhjet e ardhshme të kemi përfaqësuesin e parë, unë po synojë përfaqësuesi i parë. Gjasat janë reale të bëhem”.